Thu, Nov 27, 2025

10 milionë euro pas vdekjes! Kujt ia la dhe çfarë përmban testamenti i Pippo Baudos?

10 milionë euro pas vdekjes! Kujt ia la dhe çfarë përmban testamenti i Pippo Baudos?
  • PublishedNovember 27, 2025

Pippo Baudo, një nga figurat më të njohura të televizionit italian, i cili ndërroi jetë në moshën 89-vjeçare, ka lënë pas një testament me vlerë rreth 10 milionë euro. Megjithatë, dokumenti ende nuk është pranuar nga asnjë prej trashëgimtarëve të tij zyrtarë.

Testamenti, i hapur më 9 shtator, parashikon që pasuria e Baudos të ndahet mes fëmijëve të tij, Tiziana dhe Alessandro, si edhe ish-sekretares së tij, Dina Minna. Pavarësisht tre muajve që kanë kaluar nga hapja e dokumentit, asnjë prej tyre nuk e ka formalizuar ende pranimin.

Çfarë përfshin pasuria?

Pasuria e Pippo Baudos, e vlerësuar rreth 10 milionë euro, përfshin:

• 4 apartamente në Romë,
• një zyrë në lagjen Prati,
• truall në Fiano Romano,
• pesë parcela në Sirakuzë,
• dhjetë parcela në zonën e Noto-s, përfshirë vreshta dhe pemishte bajamesh.

Përveç pronave të paluajtshme, trashëgimia përfshin edhe të ardhura nga 13 edicionet e Sanremos, të drejtat e imazhit, honoraret e tij si kompozitor dhe 20% të aksioneve në kompanitë e ndërtimit San Rocco srl dhe Torre Grifo srl.

Hapja e testamentit ka shkaktuar reagime, veçanërisht nga ish-bashkëshortja e Baudos, Katia Ricciarelli, e cila mësohet të ketë qenë e habitur nga mënyra e ndarjes së pasurisë.

Ndërkohë, familjarët mendojnë se shifra prej 10 milionë eurosh është relativisht e ulët duke pasur parasysh karrierën e gjatë të Pippo Baudos, i cili ka qenë një ndër emrat më të rëndësishëm të televizionit dhe muzikës italiane për dekada.