Thu, Nov 27, 2025

Arsenal vijon sezonin perfekt, por Arteta nuk flet për favoritë, Kompany: Champions nuk vendoset tani

Arsenal vijon sezonin perfekt, por Arteta nuk flet për favoritë, Kompany: Champions nuk vendoset tani
  • PublishedNovember 27, 2025

Në krye të Anglisë, vendi i parë edhe në Champions, pa frikë ky mund të konsiderohet sezoni i Arsenal, të paktën deri më tani, për më tepër që thyen edhe një tabu shumë të madhe, Bayern Munich, një rival historik përballë të cilin nuk njihnin fitore në 10 vitet e fundit. Ky sukses kënaq pafund trajnerin Arteta, por tekniku spanjoll qëndron me “këmbë në tokë”, nuk preferon të flas për favoritë, thjesht shijon këtë fitore të madhe:

“Më pëlqeu shumë mënyra se si e dominuam këtë takim. Ky sukses pritet t’i jap më shumë besim djemve për pjesën e mbetur të këtij sezoni. Jam jashtëzakonisht i kënaqur, mendoj se ishim të shkëlqyer. A është ky viti i Arsenal në Champions? Nuk e di, nuk mund ta them pasi janë edhe shumë ndeshje në lojë, thjesht duhet të shijojmë këtë mbrëmje, të festojmë dhe të mendojmë për ndeshjen e radhës në fundjavë”, u shpreh Arteta.

Pranon atë që dha fusha trajneri i Bayern Munich, Vincent Kompany, kjo ishte humbja e parë sezonale, por tani është koha për të reaguar: “Edhe humbja është pjesë e futbollit. Të shohim tani se si do të shkojë pjesa tjetër e Fazës. Champions League nuk vendoset tani, por më duhet ta pranojë se Arsenal ishte ekipi më i mirë”, u shpreh Kompany.