Thu, Nov 27, 2025

Gjest i ndjerë/ Bebe Rexha nderon Shpat Kasapin me një postim simbolik

Gjest i ndjerë/ Bebe Rexha nderon Shpat Kasapin me një postim simbolik
  • PublishedNovember 27, 2025

Lajmi i ndarjes nga jeta të këngëtarit të njohur shqiptar, Shpat Kasapi, ka prekur jo vetëm publikun në Shqipëri dhe Kosovë, por ka shkuar deri te artistët shqiptarë në diasporë. Mes tyre ka reaguar edhe këngëtarja me famë botërore Bebe Rexha, e cila publikoi një gjest të thjeshtë, por shumë domethënës në Instagram.

Artistja shqiptaro-amerikane ndau në Instastory një video të Shpatit duke kënduar këngë patriotike. Bashkë me videon, ajo vendosi dy emoji simbolikë: pëllumbin dhe flamurin shqiptar, një mënyrë e qartë për të shprehur dhimbjen dhe respektin për artistin e ndjerë.

Edhe pse Bebe Rexha ka një karrierë ndërkombëtare dhe jeton në SHBA, ajo nuk i ka harruar rrënjët e saj shqiptare. Si ajo, ashtu edhe Shpat Kasapi vinin nga i njëjti origjinë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut. Kjo e bën gjestin e saj edhe më personal dhe emocional.

Reagimi i Bebe Rexhës është shpërndarë gjerësisht dhe është vlerësuar si një shembull i solidaritetit të artistëve shqiptarë, të cilët qëndrojnë të bashkuar si në gëzime, ashtu edhe në momente dhimbjeje, pavarësisht distancave.

Shpat Kasapi ka ndërruar jetë në moshën 40-vjeçare. Sipas mediave fqinje këngëtari ka pësuar një atak kardiak gjatë qëndrimit të tij në Itali.

Shpat Kasapi ka qenë një nga emrat më të njohur dhe më të dashur të skenës muzikore shqiptare. I lindur më 1 maj 1985 në Tetovë, ai u rrit në një familje me traditë muzikore. Karriera e tij nisi në fillim të viteve 2000, ku shumë shpejt u bë një prej idhujve të rinisë me stilin e tij modern, meloditë e lehta dhe performancat energjike.

Shpati u afirmua përmes tregut muzikor kosovar dhe atij shqiptar, duke sjellë këngë që u shndërruan në hite si “A më do?”, “Valle Kosovare”, “Dashni pa limit”, “Aroma e saj”, e shumë të tjera. Më 2021 këngëtari u martua me Selvije Jaos, por vetëm para një viti çifti prindër të një djali i dhanë fund marrëdhënies së tyre.