VIDEO/ Drita feston në Conference League, fiton ndeshjen speciale të shqiptarëve ndaj Shkëndijës
Drita triumfon 1-0 ndaj Shkëndijës, në sfidën e Conference League të luajtur në “Fadil Vokrri”. Ekipi i Ramadanit fiton kështu ndeshjen speciale të shqiptarëce, para Ditës së Pavarësisë.
Vendimtar në këtë takim rezultoi goli i Arb Manaj, i realizuar në pjesën e parë. Në pjesën e dytë, mungoi goli, edhe pse rastet ishin të shumta.
Festa ishte e ligjshme te Drita pas fundit të sfidës, ndërkaq në krahun tjetër, ekipi i Beqirit del pa pikë nga ky takim.
Drita është në vendin e tetë. Shkëndija është në vendin e 25-të.
