Debat i fortë në BBVK/ Klodi shpërthen ndaj Labit pas komenteve për orientimin seksual
Një situatë tensionuese u krijua mbrëmë në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, pasi një koment i Labit ndezi një debat të nxehtë me Klodin, duke e kthyer orientimin seksual në temë diskutimi mes banorëve.
Gjithçka nisi kur Labi ngriti në mënyrë të nënkuptuar dilema për orientimin seksual të Klodit. Ky moment u prit me reagim të menjëhershëm dhe të ashpër nga ana e Klodit, i cili e cilësoi këtë qasje si të papranueshme dhe të pavend.
“Çështjen me sulmu shkurtë m’duket jashtë,” tha ai i revoltuar në fillim, duke lënë të kuptohet se kjo temë, sipas tij, po përdorej në mënyrë strategjike brenda lojës.
Ai shtoi se komentet e bëra në publik janë të një natyre që vetëm njerëzit jashtë shtëpisë mund t’i gjykojnë:
“Sa i përket mua, ky mund të bëj aludime sa të dojë. Publiku jashtë e di. Banorët këtu brenda kurrgjë hala nuk dinë.”
Më tej, Klodi ishte i qartë se nuk e shqetëson fakti që njerëzit diskutojnë orientimin e tij, por mënyra se si tema u përdor nga Labi gjatë debatit:
“Nuk është që m’intereson, thjesht më bezdis fakti që ti hyn dhe e përdor orientimin seksual si argument në debat.”
Ngjarja shkaktoi një valë reagimesh në rrjet, ku shumë ndjekës e cilësuan komentimin e Labit si provokim të panevojshëm, ndërsa të tjerë panë në reagimin e Klodit një moment të rëndësishëm të shprehjes së kufijve personalë brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë.
