“Kam frikë se ka ndodhur diçka!”/ Dolce mer lajmin misterioz, shpërthen në lot
Ndërsa banorët e nominuar po shijonin darkën e mbrëmjes, në shtëpinë më të famshme të Kosovës tensionet u rritën papritur. Dolce, një nga personazhet më të komentuara të këtij edicioni, është parë duke shpërthyer në lot, gjë që shqetësoi menjëherë banorët e tjerë.
Ajo u ka rrëfyer shokëve të shtëpisë se ka marrë një mesazh nga familjarët, të cilët i kanë thënë se duhet të largohet urgjentisht nga Big Brother VIP Kosova 4 për një çështje të supozuar gjyqësore. E tronditur, Dolce ka shprehur frikën se diçka mund të ketë ndodhur jashtë.
“Familja ime më tha që duhet të dal absolutisht nga shtëpia për një çështje gjyqësore… Gjyqësore unë e kam mbaruar, unë kam hall se mos është dikush keq”, është shprehur ajo, mes lotëve dhe pasigurisë.
Por ajo që Dolce nuk e di dhe që banorët po ashtu nuk e kuptojnë është se largimi i saj nuk ka të bëjë fare me një proces gjyqësor. Pritet që Dolce të transferohet drejt Grande Fratello-s në Itali.
Nuk përjashtohet mundësia që e vërteta t’i zbulohet live në prime, ku do të kuptohet nëse ajo do të vijojë lojën në një tjetër reality show shumë të madh ose nëse gjithçka është një skenar surprizues i produksionit.
Atmosfera e natës në BBVK mbetet tejet e tensionuar, ndërsa publiku pret me kuriozitet momentin kur Dolce do të zbulojë të vërtetën e largimit të saj.
