Fri, Nov 28, 2025

“Nuk më ka telefonuar asnjëherë”/ Kim Kardashian rrëfen të vërtetën për Kanye West në episodin më emocional

“Nuk më ka telefonuar asnjëherë”/ Kim Kardashian rrëfen të vërtetën për Kanye West në episodin më emocional
  • PublishedNovember 28, 2025

Kim Kardashian, e njohur për qetësinë edhe në situatat më të vështira, këtë herë është përballur me një moment të frikshëm personal. Në episodin e 27 nëntorit të The Kardashians, 45-vjeçarja tregoi se mjekët i kanë zbuluar një aneurizëm të vogël në tru gjatë një skanimi Prenuvo një gjetje që e shtyu të kryente menjëherë një kontrolle të detajuara së bashku me Scott Disick.

Teksa diskutonte me Disick, Kim foli po ashtu për raportet e saj të tensionuara me ish-bashkëshortin Kanye West. Ajo pranoi se periudha e fundit ka qenë e vështirë për të, duke theksuar se sjelljet e paparashikueshme të reperit e kanë lodhur emocionalisht.

Disick i shprehu mbështetje: “Më vjen keq për gjithçka që po përjeton. Duket shumë stresuese.”
Kim u përgjigj: “Është vërtet e vështirë. Thjesht nuk mund të angazhohem më. Mendoj se kështu është më mirë.”

Në një moment tjetër, Kim u hap rreth marrëdhënies së West me fëmijët e tyre North, 12 vjeç; Saint, 9; Chicago, 7; dhe Psalm, 6. Ajo tha se pavarësisht postimeve të Kanye ku pretendon se ka kontaktuar me të, “ai asnjëherë nuk më ka telefonuar.”

Kim theksoi se gjithmonë ka inkurajuar një raport të shëndetshëm midis Kanye dhe fëmijëve, por sjelljet e tij shpesh e vendosin në pikëpyetje karakterin e saj si nënë:

“Ndonjëherë më vjen ta humb durimin, por nuk mundem. Thjesht nuk mundem.”

Ajo shtoi se fokusi i vetëm sot janë fëmijët:
“Detyra ime është të jem e fortë për ta.”

Ky episod solli një Kim më të sinqertë dhe më të brishtë, teksa përballet njëkohësisht me sfida personale shëndetësore dhe emocionale, ndërsa përpiqet të mbajë stabilitet për fëmijët e saj.