Fri, Nov 28, 2025

Ray J në pranga, sherri live me Princess Love përfundon me akuza për armë

Ray J në pranga, sherri live me Princess Love përfundon me akuza për armë
  • PublishedNovember 28, 2025

Ray J është vënë në pranga pas një debati të ashpër që u transmetua drejtpërdrejt në rrjetet sociale gjatë Ditës së Falënderimeve, ku u përfshi edhe ish-bashkëshortja e tij, Princess Love.

Sipas raportimeve, këngëtari 44-vjeçar – emri i vërtetë William Norwood Jr – u arrestua të enjten (27 nëntor) në Los Angeles, pasi akuzohet se ka kërcënuar ish-partneren me armë gjatë një transmetimi live. Ai u akuzua për “kanösje kriminale” dhe u lirua më pas me kusht kundrejt një garancie prej 50,000 dollarësh.

Si nisi gjithçka?

Debati shpërtheu gjatë një paraqitjeje live në rrjetet sociale, ku Ray J dhe Princess Love, me të cilën ndan dy fëmijë – Melody, 7 vjeç dhe Epik, 5 vjeç – nisën të grindeshin për drejtimin në gjendje të dehur. Sipas TMZ, Ray J dukej i irrituar dhe e nisi transmetimin duke thënë se po kalonte “Ditën e Falënderimeve më të keqe në botë”, më pas i drejtoi ish-bashkëshortes fjalët: “Drive drunk, Princess”.

Princess pretendoi se këngëtari kishte nxjerrë një armë gjatë debatit, duke thënë: “Ray, ti sapo the se po më drejton një armë… nuk po ngas makinën! Ti sapo na drejtove armën neve!”
Ray J e mohoi menjëherë këtë: “S’ju drejtova asgjë.”

Momenti kur situata doli jashtë kontrollit

Në videon që është shpërndarë gjerësisht në rrjet, Princess Love dëgjohet të thotë se thirri policinë: “I called the police.”
Më pas, sipas TMZ, Ray J dyshohet se ka thënë: “Do t’i qëlloj të f***** policë.”*

Këto deklarata çuan në ndërhyrjen e shpejtë të autoriteteve dhe arrestimin e tij.