Babai i Toneyt futet në lojë: ‘Mos u afro me Bian, provoj Elijonën!’
Vizita familjare në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4 solli një moment të papritur që mund të ndryshojë rrjedhën e lojës për një nga banorët. Babai i Toneyt, Ekremi, i dha djalit të tij një mesazh të qartë dhe të prerë për marrëdhëniet brenda shtëpisë.
Gjatë vizitës, Ekremi u shpreh se nuk e pranon aspak mundësinë e një lidhjeje mes Toneyt dhe banores Bia Khalifa. “Ne nuk pranojmë lidhje me Bian. Ti nuk je i asaj kategorie” theksoi ai, duke lënë kështu të kuptohet se ka pritshmëri të larta për zgjedhjet e djalit të tij brenda shtëpisë.
Jo vetëm kaq, babai i Toneyt i dha edhe një sugjerim të qartë: ai i kërkoi që t’i afrohej banores tjetër, Elijonës, duke theksuar se “në dashuri moshë nuk ka”. Megjithatë, situata u komplikuar pasi Elijona e shprehu qartë se nuk ka aspak ndjenja për Toneyn, duke e vënë banorin përballë një dileme të re.
Sakaq, Bia Khalifa reagoi kështu:
“Ishte e ekzagjeruar, nëse do ta kishte edukuar djalin siç duhet nuk do të ishte sonte këtu. Nuk do të thotë që je e zhveshur që je shpirt i keq”, u shpreh ajo.
Tutje u përgjigj: “Nuk prekem, e kuptoj këtë mentalitet”.
