Ellie Goulding në pritje të fëmijës së dytë!
Ellie Goulding në pritje të fëmijës së dytë!
Ylli i pop-it, Ellie Goulding, 38 vjeçe, konfirmoi se është shtatzënë me partnerin e saj aktor, Beau Minniear, 28 vjeç, teksa u shfaq me barkun e rrumbullakosur në Fashion Awards. Lajmi vjen pas një romancë të shpejtë dhe intensive mes çiftit, që ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe mediave.
![]()
Këngëtarja e hitit “Love Me Like You Do” tashmë është nënë e një djali katërvjeçar, Arthur, nga martesa e saj e mëparshme me art-dealerin Caspar Jopling. Ajo u martua me Caspar në gusht 2019, por në shkurt 2024 ata njoftuan ndarjen e tyre. Lajmi për marrëdhënien me Beau u zbulua fillimisht nga The Sun në korrik, ku u raportua se ata kishin dalë në disa takime romantike dhe kishin kaluar një mini-vakancë verore në Itali, përpara se të riktheheshin në Londër dhe të dilnin publikisht si çift.
Që atëherë, Ellie dhe Beau janë parë shpesh bashkë, duke ndarë momente romantike dhe foto të dashura në rrjetet sociale. Partneri i saj ka pasur role të vogla në filma të pavarur dhe disa seriale televizive amerikane.
Ellie Goulding është një nga këngëtaret më të suksesshme britanike të shekullit 21, me mbi 43 miliardë transmetime muzikore. Në vitin 2023, ajo publikoi albumin e saj të pestë, Higher Than Heaven, dhe që atëherë po punon në projekte të reja muzikore. Shtatzënia e saj e fundit është një kapitull i ri i gëzueshëm në jetën personale dhe profesionale të këngëtares, duke i sjellë fansave emocion dhe kuriozitet për të ardhmen e familjes së saj.
