NBA/ Me ritëm kampioni, Oklahoma dhe Lakers vijojnë dominimin në Perëndim
Fitorja e 12-të radhazi për Oklahoma, që kryeson renditjen e përgjithshme në NBA. Skuadra e Thunder fitoi 123-115 në fushën e Portland, ku protagonist ishte sërish Alexander Shai, autor i 26 pikëve. Mirë po paraqitet edhe ekipi i Lakers, që mundi 133-121 New Orleans, duke korrur suksesin e 7-të radhazi, me kalifornianët që konsolidojnë pozitat në vendin e dytë në Perëndim Doncic me 34 pikë e 12 rebound si dhe Reaves me 33 pikë bënë diferencën në fushë për kalifornianët.
Fitore të rëndësishme korri në sekondat e fundit ekipi i Boston, që mundi 117-115 Cleveland jashtë fushe. Payton Pritchard realizoi 42 pikë për Celtics. Ndërkohë 27 pikët e Mobley dhe 21 pikët e Garland nuk shërbyen për vendasit. Pas dy kohëve shtesë fiton Atlanta, që mundi 142-134 Philadelphia (Jalen Johnson 41 pike). Ekipi i Minnesota, falë 32 pikëve të Anthony Edwards, mundi 125-112 San Antonio, ndërsa Houston mundi 129-101 Utah Jazz, ndeshje ku u dalluan Sengun me 27 pikë e Durant me 25 pikë.
