“Operacione, lopë…”/ Ronela Hajati e lodhur nga komentet fyese: Pse jemi kaq të ligj kaq shpesh?
Ronela Hajati ka ndarë një prej mesazheve më të forta dhe më të ndjera të saj, duke treguar anën tjetër të asaj që publiku rrallë e sheh. Këngëtarja rrëfen se shpesh heziton të flasë, sepse sa herë ka shkruar ose ka shfryrë dufin, gjithçka është hasur në “veshë të shurdhët”.
Ajo tregon se ndjehet e bllokuar në të njëjtin cikël të vështirë, i cili rëndohet çdo ditë me dhjetëra përgjegjësi të reja, nga puna, fakti që muzika është pasioni i saj i madh, e deri tek presioni i komenteve toksike që e shoqërojnë vazhdimisht.
Ronela thotë se ndërkohë që duhet të këndojë dhe të gëzojë njerëzit, një pjesë e mirë e publikut merret me ofendime, kritika për pamjen, komente për ndërhyrje, apo gjykime të pamëshirshme, ndërsa askush nuk e di çfarë mund të mbajë një artist mbi supe në ato momente.
Ajo përmend lotët që ndonjëherë i ngrihen në grykë: fatura, familjen që mban, fëmijët që e presin, prindërit e sëmurë, mungesën e mbështetjes, marrëdhënie që nuk funksionojnë, dhe një dashuri që nuk e ka më. Gjithë këto, ndërkohë që duhet të duket e fortë në sytë e të gjithëve.
“Hera-herës vendi të jep 100 arsye për ta lënë, por unë vazhdoj e pyes: pse jemi kaq të ligj kaq shpesh?”, shkruan ajo, duke treguar lodhjen e akumuluar nga ky realitet.
Megjithatë, mes gjithë sfidave, Ronela jep edhe një mesazh reflektimi:
Nëse sot duhet të jemi falenderues, përveç shëndetit – duhet t’i falenderojmë Zotit që na ka dhënë një zemër të mirë.
![]()
