Mon, Dec 1, 2025

Stresi i frymëzuar nga Keisi: 3 këngë të reja pas ndarjes

Stresi i frymëzuar nga Keisi: 3 këngë të reja pas ndarjes
  • PublishedDecember 1, 2025

Reperi i njohur Stresi ka zgjedhur t’i japë fund zhurmës së përditshme dhe të fokusohet vetëm tek krijimtaria e tij. Ai ka gjetur strehë në jug të Shqipërisë, ku po kalon kohë të izoluar për të punuar pa ndërprerje në projekte të reja muzikore. Ky “karantinim” artistik po i sjell frytet e para, duke i dhënë mundësinë për të krijuar muzikë të freskët, por gjithashtu për të reflektuar mbi një periudhë të rëndësishme të jetës së tij.

Një frymëzim i veçantë për Stresin ka ardhur nga Keisi, ish-partnerja e tij. Ajo ka ndarë me ndjekësit një bisedë private mes tyre në WhatsApp, ku Stresi i dërgon tre demo të reja muzikore dhe i tregon se ato janë frymëzuar nga ajo. “Tek të treja këngët më ke frymëzu,” – ka shkruar reperi, duke treguar hapur ndikimin e Keisit në këtë krijimtari.

Keisi ka pritur me humor këtë dedikim dhe ka bërë një shaka në lidhje me emrin e saj, duke thënë se në një nga këngët e ka dëgjuar të përmendet. Kjo bisedë konfirmon se, edhe pse tashmë të ndarë, ata kanë mbetur miq të ngushtë dhe vazhdojnë të mbështesin njëri-tjetrin. Tani mbetet vetëm të presim publikimin e këngëve për të dëgjuar se si kjo histori e tyre do të shfaqet në muzikën e Stresit.