Barcelona përmbys Atleticon, 3 pikë të arta në La Liga (Video)
Barcelona ka fituar 3-1 ndaj Atletico Madrid, në ndeshjen e La Liga. Los Colchoneros realizuan të parët, me Baenën.
Katalanasit reaguan dhe vendosën ekuilibrat me Raphinhan. Brenda pjesës së parë, Lewandowski pati rastin e artë për të përmbysur sfidën, por gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.
Në pjesën e dytë, vendimtar do të ishin Olmo dhe Torres, të cilët do i dhuronin 3 pikë Barcelonës, për të shkuar kështu në kuotën e 37 të tillave, në krye të klasifikimit.
GOLAZO DE BAENA EN EL CAMP NOU pic.twitter.com/jVlIrzvybX
— rubén (@rubennatm) December 2, 2025
