Është ndarë apo jo? Postimi i fundit i Angela Martinit sapo na bëri pak ‘lëmsh’ të gjithëve
Modelja Angela Martini po kalon ditë të mbushura me zhurmë mediatike dhe paqartësi, pasi portali prestigjioz TMZ publikoi lajmin se ajo dhe bashkëshorti i saj po i japin fund martesës. Lajmi u përhap me shpejtësi në mediat rozë, duke ngritur pikëpyetje të mëdha mbi situatën e çiftit.
Në një moment ku të gjithë prisnin një reagim zyrtar, një konfirmim apo një mohim, Angela zgjodhi një qasje krejt tjetër. Në vend të sqarimeve, artistja vendosi të fokusohej tek një ditë shumë e rëndësishme për të: ditëlindja e djalit të saj, Kyree Martini-Savulescu.
Në një postim të ndjerë në Instagram, ajo e quajti Kyree-n “zemra dhe shpirti ynë” si edhe “dhurata më e madhe” që jeta i ka dhënë. Angela e përshkruan djalin si një fëmijë mrekullie, duke shkruar:
“Ti je fëmija që ne zgjodhëm… dhe disi fëmija që na zgjodhi edhe neve. Mrekullia jonë. Gjithçka jonë. Gëzuar ditëlindjen, Kyree. Të duam pa fund.”
Por ajo që mori edhe më shumë vëmendje ishte një foto e bashkëshortit me djalin, e përfshirë brenda postimit. Ky detaj hapi sërish diskutimin: çfarë po ndodh realisht mes çiftit?
A është kjo një mënyrë për t’u treguar ndjekësve dhe mediave se pavarësisht thashethemeve, ata mbeten një familje e bashkuar për hir të fëmijës?
