Tue, Dec 2, 2025

S.Ramos i vetofrohet Milanit, por Tare “ngrin” spanjollin, zbulohet plani i “djallit” në janar

S.Ramos i vetofrohet Milanit, por Tare “ngrin” spanjollin, zbulohet plani i “djallit” në janar
  • PublishedDecember 2, 2025

Në krye të Serie A, por Milan vijon të mbajë një profil të ulët, me trajnerin Allegri dhe pjesën tjetër të stafit drejtues që theksojnë se objektivi kryesor është të kapin zonën Champions. Pavarësisht deklaratave, është e pashmangshme që një klub i madh si Milan të mos mendojë për titullin, por ky objektiv pritet të marrë formë gjatë merkatos së janarit.

Është e qartë që trajnerit Allegrit i duhen disa përforcime, të paktën nga një për çdo repart, por merkato në hyrje është e lidhur ngushtë me atë në dalje, “djalli” është i detyruar të shes përpara se të futet në merkato. Nëse ky plan dështon, atëherë Tare do të fokusohet te goditjet me kosto të ulët, ose zero në rastin më të mirë.

Në këtë pikë, në Itali po qarkullon fuqishëm një emër shumë i madh, një legjendë si Sergio Ramos. Më 31 dhjetor, Ramos do të dal në treg si një lojtar i lirë, nuk ka ndërmend të vijojë të qëndrojë në Meksikë, por kërkon të rikthehet në Evropë, mbase për aventurën e tij të fundit të madhe. Agjentët e Ramos i kanë ofruar shërbimet e tij Milanit, por Tare është dyshues për këtë afrim. I njëjti diskutim është edhe me Thiago Silvan, një ish lojtar i famshëm i Milan, në dalje nga Fluminense. Fakti që afrimi i një lojtari si Luka Modric rezultoi i goditur ka bërë që Milan t’i ketë në konsideratë këto dy opsione, por për momentin nuk janë prioritet.

Strategjia e “djallit” në janar është e qartë, klubi duhet të ruajë një stabilitet ekonomik. Nëse Tare arrin të shes ndonjë lojtarë, i pari në dalje sigurisht është Gimenez, atëherë kuqezinjtë do të tentojnë të afrojnë ndonjë lojtar në formë huazimi me të drejtë blerje pasi prioritet për momentin është gjetja e një “bomberi” të ri.