Wed, Dec 3, 2025

Burnley luan në shtëpi, trajneri ndan mendjen për Brojën

Burnley luan në shtëpi, trajneri ndan mendjen për Brojën
  • PublishedDecember 3, 2025

Burnley pret në shtëpi Crystal Palace, në ndeshjen e vlefshme për kampionatin anglez. Për këtë takim, trajneri i Burnely, Parker ka vendosur që Armando Broja ta nisë nga stoli.

Parker mund të aktivizojë Brojën në pjesën e dytë, ashtu sikurse bëri në sfidat e fundit ndaj Chelseat dhe Brentford. 24-vjeçari ka luajtur 7 ndeshje në këtë sezon, por nuk ka mundur dot të shndërrohet në protagonist.