Wed, Dec 3, 2025

Egla Ceno largohet nga Teatri “Skampa”: Keni dy muaj që më hiqni bebelinat e mamit!

Egla Ceno largohet nga Teatri “Skampa”: Keni dy muaj që më hiqni bebelinat e mamit!
  • PublishedDecember 3, 2025

Aktorja Egla Ceno ka njoftuar dorëheqjen e saj nga Teatri “Skampa” në Elbasan, pas një përplasjeje me drejtorin e institucionit, Kliton Kapaj. Lajmin e bëri të ditur vetë aktorja përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shpjegon se shkak për vendimin e saj ka qenë mospagesa e rrogës për dy muaj, një shumë prej 55 mijë lekësh të reja.

Sipas Cenos, problemi ka lindur pas pjesëmarrjes së saj në shfaqjen “Babai” në Teatrin Eksperimental të Tiranës. Ajo e cilëson vendimin e drejtorit për të pezulluar pagën e saj si një veprim “artistik” me shumë finesë, që tregon sesi vlerësohet puna dhe artisti. Në postimin e saj, Ceno shprehet: “Vijoj përpara, më e fortë dhe më e qartë se kurrë për çfarë meritoj dhe çfarë nuk pranoj.”

Aktorja, e cila ka qenë pjesë e skenës elbasanase për vite me radhë, thekson se largimi i saj nuk lidhet me teatër, por me menaxhimin e institucionit.

Reagimi i plotë:

Tiranë.

“Falenderim publik për Teatrin “Skampa” për “bashkëpunimin” që kam patur deri sot. Ka qenë një eksperiencë e paharrueshme; sidomos momenti kur u vendos të hiqej paga ime vetëm se mora pjesë në shfaqjen “Babai” te Teatri Kombëtar Eksperimental (të paktën ky ishte preteksti që mu komunikua) Një veprim “artistik” me plot finesë, që flet shumë për mënyrën se si vlerësohet puna, artisti dhe njeriu.

Sa për dirigjencën? Bravo. E goditët me stil të vërtetë të lartë “vendimmarrjen kreative”. Kaq kam për dirigjencën! Zoti qoftë me ju, keni dy muaj që më hiqni bebelinat e mamit (550 lek te vjetra rrogë) Vijoj përpara, më e fortë dhe më e qartë se kurrë për çfarë meritoj dhe çfarë nuk pranoj.E dua pafundësisht Skampën dhe Elbasanin dhe jam vetëm mirënjohëse për dashurinë e publikut. Kjo është një histori drejtorllëku por unë “luftën” e kam me skenën jo me drejtorllëkun, prandaj i mrekullueshmi Elbasan, të lutem prano dorëheqjen time. Ju kam në zemer”, shkruan Ceno në postimin e saj.