Wed, Dec 3, 2025

Interi shkëlqen në Kupën e Italisë, gola pa limit ndaj Venezias (Video)

Interi shkëlqen në Kupën e Italisë, gola pa limit ndaj Venezias (Video)
  • PublishedDecember 3, 2025

Interi nuk has aspak vështirësi ndaj Venezias, në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Italisë. Zikaltërit fituan pastër 5-1, në përballjen e luajtur në “Stadio Giuseppe Meazza”.

Të besuarit e Chivu shënuan 3 herë në pjesën e parë, me Diouf, Esposito dhe Thuram. Edhe në pjesën e dytë ritmi ishte i kënaqshëm, me Interi që sulmoi sërish.

Në 45 minutat e dyta, “tundën rrjetën” Thuram dhe Bonny. Goli i nderit për Venezian mban firmën e Sagrados.

Në fazën tjetër të Kupës së Italisë, në çerekfinale, Interi gjen fituesin e çiftit Roma-Torino.