Tue, Dec 2, 2025

Ndahet nga jeta reperi i njohur në moshën 26-vjeçare, shkaku mbetet mister

Ndahet nga jeta reperi i njohur në moshën 26-vjeçare, shkaku mbetet mister
  • PublishedDecember 3, 2025

Reperi amerikan Poorstacy, emri i vërtetë i të cilit është Carlito Milfort Jr., ka ndërruar jetë në moshën 26-vjeçare pas një incidenti të ndodhur të shtunën në Boca Raton, Florida. Lajmi u konfirmua nga Departamenti i Policisë së Boca Raton, ndërsa TMZ raportoi i pari ngjarjen tragjike. Shkaku i vdekjes mbetet ende i paqartë, pasi autoritetet nuk kanë dhënë detaje të mëtejshme.

Sipas informacioneve paraprake, një ambulancë u thirr në një hotel në zonë, ku reperi po qëndronte prej dhjetë ditësh së bashku me bashkëshorten dhe fëmijën e tij. Ai u transportua me urgjencë në spital, por nuk arriti të mbijetonte.

Punonjës të hotelit thanë për TMZ se bëhej fjalë për një urgjencë mjekësore dhe se Poorstacy ishte personi i vetëm i shtruar atë ditë në spital.

Poorstacy u bë i njohur për stilin e tij unik që kombinonte emo rap, hip hop, punk rock dhe heavy metal. Ai bashkëpunoi me shumë artistë të njohur, mes tyre edhe bateristi i Blink-182, Travis Barker. Të dy punuan së bashku në këngët “Choose Life” dhe “Nothing Left”.

Pas njoftimit të vdekjes së tij, Travis Barker i bëri homazh reperit në Instagram, duke ndarë një video emocionuese nga performanca e tyre. Ai postoi gjithashtu një klip të bashkëpunimit të tyre “Choose Life”, duke shkruar:

U prehsh në paqe, nuk do të të harrojmë kurrë