Wed, Dec 3, 2025

Suksesi ndaj Tiranës, Daja: Luajtëm në grup, nuk do e prisja se do e zgjidhnim kaq lehtë ndeshjen

Suksesi ndaj Tiranës, Daja: Luajtëm në grup, nuk do e prisja se do e zgjidhnim kaq lehtë ndeshjen
  • PublishedDecember 3, 2025

Trajneri i Dinamos, Ilir Daja dha opinionin e tij pas suksesit 6-2 ndaj Tiranës.

“Një fillim që na ndihmoi në aspektin psikologjik. Për kundërshtarin ishte e kundërta. Kishim gjetur mënyrën e duhur për të kapur mesin e fushës. Sigurisht që shënimi i golave na e lehtësoi ndeshjen. Në një rezultat 3 – 0 në 25 minutat e para, loja ishte e mbyllur. Kthehemi te fitorja.

Më pëlqen fakti që bëm një lojë kolektive shumë të mirë. Kur luan me ekipe të mëdh si Tirana, duhet t’i respektosh deri në fundin e ndeshjes. Tirana meritonte respekt, përtej rezultatit të thellë. Start shumë i mirë, trazicioni po ashtu, sikurse çdo lojtar e bëri detyrën më saktësi.

Të gjithë kontribuan për të marrë fitoren sonte. Në kaq pak ditë, nuk është meritë e stafit për të marrë një fitore kaq të madhe. U përpoqa të përgatisja edhe në aspektin teorik.

Nuk e mendoja se do e zgjidhnim kaq lehtë ndeshjen. Pika jonë e fortë përkoi me faktin që e morën serozisht rivalin, marrë në konsideratë paraqitjet e tyre ndaj Flamurtarit dhe Egnatias”, tha trajneri Daja.