Wed, Dec 3, 2025

VIDEO/ Spektakël pa gola te Teuta-Elbasani, Partizani merr 3 pikë

VIDEO/ Spektakël pa gola te Teuta-Elbasani, Partizani merr 3 pikë
  • PublishedDecember 3, 2025

Këtë të mërkurë u luajtën disa nga ndeshjet e javës së 14-të të Superiores. Barazim pa gola mes Teutës dhe Elbasanit, me skuadrat që në fund ndanë pikët. Në pjesën e parë pati disa raste, por mungoi finalizimi.

Në fillimin e pjesës së dytë, në “Niko Dovana” u fikën dritat dhe për rifillimin e sfidës u deshën të kalonin 6 minuta për rregullimin e sistemit të ndriçimit.

Në kohën shtesë, durrsakët reklamuan penallti për një prekje me dorë, por nuk ishte në të njëjtin mendim arbitri.

Në takimin tjetër, Partizani fitoi 1-0 ndaj Bylis, duke marrë 3 pikë të rëndësishme.