Fituesi i BBVIP Kosova shpall kandidaturën për deputet
Fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, Lumbardh Salihu, po i rikthehet skenës politike me ambicie të qarta dhe pa hezitim. Ai ka konfirmuar se do të jetë sërish pjesë e garës elektorale, duke synuar ulësen në Kuvendin e Kosovës.
Lajmi u bë publik përmes një postimi në Instagram, ku Lumbardhi ndau një foto shoqëruar me mbishkrimin: “It’s official. Kandidat për Deputet.” Njoftimi vjen vetëm pak ditë para zgjedhjeve të jashtëzakonshme që do të zhvillohen më 28 dhjetor, duke e vendosur atë sërish në qendër të vëmendjes publike.
![]()
Kjo nuk është hera e parë që Lumbardh Salihu hyn në politikë. Ai garoi fillimisht në zgjedhjet e 9 shkurtit të këtij viti nën siglën e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Edhe pse ishte debutimi i tij politik, ai arriti të siguronte një rezultat të konsiderueshëm, duke marrë mbi 6 mijë vota, një shifër mbresëlënëse për një kandidat të ri që vinte nga bota e spektaklit.
Megjithatë, votat nuk mjaftuan për të siguruar ulësen në Kuvend. Pavarësisht kësaj, përvoja e fushatës dhe baza e tij e fortë e ndjekësve i dhanë ish-banorin e famshëm motive të forta për të tentuar sërish.
Me popullaritetin që e karakterizon dhe një komunitet të konsoliduar mbështetësish, Lumbardhi hyn në këtë garë me më shumë përvojë dhe ambicie.
