Fri, Dec 5, 2025

Adelina Ismaili dhe kritikat për Shpatin, flet për herë të parë motra e saj!

Adelina Ismaili dhe kritikat për Shpatin, flet për herë të parë motra e saj!
  • PublishedDecember 5, 2025

Mbrëmë, në RTV Dukagjini, paneli përkujtimor për Shpat Kasapin solli jo vetëm emocione, por edhe një debat të nxehtë për një rastësi të dhimbshme. Të ftuarit, përfshirë Big Mamën, Adelina Tahirin dhe gazetarin Labinot Nimani, kritikuan hapur Adelina Ismailin.

Por përse ndodhi e gjitha kjo: sepse artistja organizoi recitalin e 40-vjetorit të saj pikërisht në ditën kur u njoftua vdekja e Shpat Kasapit, pa e përmendur këtë humbje gjatë mbajtjes së koncertit. Sipas kolegëve të saj, një dedikim apo moment heshtjeje do të ishte i domosdoshëm.

Megjithatë, në mbrojtje të saj doli tekstshkruesi i njohur Avni Qahili. Ai theksoi se presioni i një koncerti të tillë gjigant, stresi dhe agjenda e paracaktuar, e bëjnë pothuajse të pamundur ndryshimin e skenarit apo menaxhimin emocional të një lajmi kaq të rëndë në kohë reale. Ky argument duket se ka gjetur mbështetje te familja Ismaili.

Motra e Adelinës, Ema Ismaili, reagoi menjëherë përmes një “story” në rrjetet sociale, duke postuar një fragment ku fliste Avniu dhe e shoqëroi me fjalët: “I madh je Avni”. Ky postim shihet si një përgjigje indirekte ndaj kriticizmit që ka marrë Adelina ditët e fundit.

Megjithatë vlen të përmendim që prej Adelinës nuk kemi ende asnjë reagim pas gjithë kësaj zhurme të krijuar në rrjet!