Kryevepra ndaj Konyaspor “dekorohet” në Turqi, goli i Muçit përzgjidhet më i bukuri i javës (VIDEO)
Nga një harruar dhe jashtë planeve të ekipit, mjaftoi vetëm 1 shans, pak minuta në fushë për të treguar të gjithë klasin e tij. Ernest Muçi është rikthyer edhe një herë të bëjë bujë në Turqi, ku në dy ndeshjet e fundit në kampionat realizoi 3 gola, 2 prej tyre ishin fantastik.
Goli i shënuar ndaj Konyaspor, ai ekzekutim nga goditja e dënimit, vijon të bëjë jehonë, së fundmi u përzgjodh edhe goli më i bukur i javës në Turqi.
Të gjithë shpresojnë që Muçi të vijojë me këtë formë fantastike për të qenë një opsion më shumë për trajnerin Sylvinho gjatë ndeshjeve të muajit mars.
