Mon, Dec 8, 2025

Derbi i kryeqytetit, formacionet e Tiranës dhe Partizanit

Derbi i kryeqytetit, formacionet e Tiranës dhe Partizanit
  • PublishedDecember 7, 2025

Në orën 18:00, në stadiumin “Air Albania”, luhet derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit. Pak më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare, me trajnerin Nuhiu dhe homologun Kërnaja, që kanë ndarë mendjen për titullarët.

Ashtu siç pritej, nga minuta e parë luajnë më të mirët. Të kuqtë synojnë të marrin 3 pikët në këtë takim, sakaq bardheblutë duan të “rikthehen në shina”.

FORMACIONET ZYRTARE:
TIRANA: Tafas, Vera, Basilio Ndong, Dembele, Rafa Silva, Haxiu, Valerianos, Tare, Vogli, Tabekou, Meta. Trajner: Ardian Nuhiu.
PARTIZANI: Qirko, Atanaskoski, Janjeva, Bytyçi, Ismaili, Isgandarli, Human, Kote, Toma, Marku, Doumbia. Trajner: Oltijon Kërnaja.