Mon, Dec 8, 2025

FOTO/ “Ndizet” kryeqyteti, tifozët e Partizanit dhurojnë show në rrugë

FOTO/ “Ndizet” kryeqyteti, tifozët e Partizanit dhurojnë show në rrugë
  • PublishedDecember 7, 2025

Partizani përballet me Tiranën në “Air Albania”, në kuadër të Superiores. Gjatë ditës, tifozët e kuq kanë mbushur rrugët e kryeqytetit, ndërsa teksa po shkonin drejt stadiumit, ata kanë qenë të shoqëruar nga policia, në mënyrë që të mos ketë probleme.

Ashtu siç kanë bërë në çdo derbi, mbështetësit e Partizanit do të bëjnë tifo për skuadrën në shkallët e “Air Albania”. Derbi fillon në orën 18.00.