“Kurrë mos thuaj kurrë”/ Ish-e dashura e Klodit komenton raportin me Londrimin
Miqësia e ngushtë mes Klodit dhe Londrimit në “Big Brother VIP Kosova” është shndërruar në një nga temat më të nxehta të javëve të fundit, duke hapur një sërë aludimesh për natyrën e raportit të tyre. Për t’i dhënë fund spekulimeve, ish-e dashura e Klodit ka dalë publikisht me një intervistë ekskluzive për “Prive by Liberta Spahiu”.
Gjatë intervistës, ajo bëri një krahasim me përvojat e mëparshme të Klodit në programe të tjera televizive, duke treguar se sjellja e tij nuk është diçka e re.
“Ai kishte një marrëdhënie shumë të mirë me një djalë tjetër në reality-n tonë. Rrinin shumë bashkë, ndaj unë po krahasoja dy miqësitë,” tha ajo duke nënvizuar se Klodi është natyrë tejet sociale dhe afektive.
Një nga pyetjet më të diskutuara lidhet me mundësinë e një afrimiteti më të madh mes Klodit dhe Londrimit. Ish-partnerja dha një përgjigje të sinqertë, por të rezervuar:
“Nuk e besoj që do bënte diçka me një djalë, të puthte apo të shkonte më tej… por kurrë mos thuaj kurrë. Mund të jetë gjithçka, por s’e shoh si çift.”
Gjatë bisedës, ajo preku shkurtimisht edhe ndarjen me Klodin, duke përmendur disa detaje nga dinamika e marrëdhënies së tyre, pa dashur të zgjatej më tej. Sipas saj, Klodi është një person që i krijon natyrshëm lidhjet e ngushta me njerëzit përreth, gjë që shpesh interpretohet ndryshe nga publiku.
