Fjolla Morina drejt hyrjes në BBVK?
Sonte pritet të transmetohet një nga “Prime”-et më të nxehta të këtij sezoni të “Big Brother VIP Kosova”, teksa në qarkullim po qarkullojnë zëra të fortë për një prurje që do të trazojë lojën dhe dinamikat mes banorëve.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Fjolla Morina mund të jetë emri i radhës që do t’i bashkohet shtëpisë më të famshme në Kosovë. Këngëtarja, e njohur për stilin e veçantë, daljet provokuese dhe karakterin e fuqishëm, ka qenë shpesh pjesë e diskutimeve publike – çka e bën hyrjen e saj një nga momentet më të shumëpritura nga publiku.
Emri i Fjollës ka qarkulluar shpesh në mediat rozë dhe rrjetet sociale, ndaj një rikthim i saj në televizion në formatin e BBVK do të gjeneronte interes të menjëhershëm. Sipas të njëjtave burime, nëse hyrja e saj konfirmohet, ajo pritet të sjellë dinamika të reja, energji të fortë dhe padyshim shumë diskutime brenda dhe jashtë shtëpisë.
Adhuruesit e këngëtares, por edhe vetë publiku i “Big Brother VIP Kosova”, po presin me kuriozitet të zbulojnë nëse Fjolla do të bëjë vërtet debutimin e saj sonte. Prime-i i mbrëmjes së sotme konsiderohet një nga puntatat më vendimtare, ndaj çdo hyrje apo lëvizje e re pritet të ndryshojë lojën dhe raportet mes konkurrentëve.
Për momentin, as produksioni e as Fjolla nuk kanë dhënë një konfirmim zyrtar, por zërat janë bërë aq të fortë sa që publiku tashmë është i bindur se një surprizë e madhe i pret sonte.
Mbetet të shihet nëse këngëtarja do të hapë derën e shtëpisë së BBVK dhe do të bëhet pjesë e një prej formateve më të ndjekura në vend.
