Mon, Dec 8, 2025

VIDEO/ Tension dhe incidente pas ndeshjes Elbasani-Vllaznia, dy tifozë shoqërohen në polici

VIDEO/ Tension dhe incidente pas ndeshjes Elbasani-Vllaznia, dy tifozë shoqërohen në polici
  • PublishedDecember 8, 2025

Elbasani fitoi 1-0 ndaj Vllaznisë në “Elbasan Arena”. Fundi i takimit nuk kaloi pa tensione, teksa ipas të dhënave, një provokim i mesfushorit Sherif Kallaku ndaj tifozerisë vendase solli incidente të pakënaqshme në mbyllje të sfidës.

Forcat e rendit ndërhynë menjëherë për të shmangur përshkallëzimin, duke stabilizuar situatën.

Mësohet se dy tifozë, të cilët u përfshinë në incidente janë shoqëruar për në polici. Ndeshja Elbasani-Vllaznia vlen për javën e 15-të të Superiores.