Wed, Dec 10, 2025

Milan blindon “yjet”, gati rinovimi për Pulisiç, Leao qetëson tifozët

Milan blindon “yjet”, gati rinovimi për Pulisiç, Leao qetëson tifozët
  • PublishedDecember 10, 2025

Te Milani vazhdojnë lëvizjet strategjike brenda dhe jashtë fushës. Prioriteti kryesor mbetet rinovimi i Christian Pulisic, i cili është kthyer në një figurë thelbësore për ekipin. Klubi dëshiron të blindojë “Captain America”-n me një marrëveshje deri në vitin 2030, ndërsa amerikani kërkon rritjen e pagës nga 4 në 5 milionë euro. Palët duken shumë afër dhe marrëveshja mund të mbyllet në fillim të vitit të ri, duke shmangur gabimet e së kaluarës si rasti Maignan. Pulisic ndihet mirë si në Milano ashtu edhe në Busto Arsizio, gjë që e favorizon vazhdimësinë. Ai është protagonist kryesor tek kuqezinjtë këtë sezon, pasi ka kontribuar duke realizuar 7 gola dhe dhuruar 2 asiste.

Ndërkohë, kuqezinjtë marrin një lajm pozitiv nga infermieria: ekzaminimet e Rafael Leao-s pas shqetësimit muskular në ndeshjen ndaj Torinos kanë përjashtuar dëmtimin serioz. Pas ekzaminimeve u konfirmua mungesën e lezionit dhe sulmuesi ka nisur terapitë për të shuar inflamacionin. Edhe pse rrezikon të mos startojë kundër Sasuolos, Leao pritet të jetë gati për gjysmëfinalen e Superkupës Italiane ndaj Napolit. Stafi mjekësor po vlerëson madje edhe një ditë pushimi shtesë për ta pasur atë në maksimum.

Kështu, Milani shkon drejt javëve të ardhshme me optimizëm të dyfishtë: një rinovim të rëndësishëm në horizont dhe rikthimin e shpejtë të një prej yjeve kryesorë të sulmit.