Pas akuzave publike, pajtohen pas disa vitesh Dafina dhe Labi
Në botën e showbiz-it, ku hatërmbetjet shpesh dramatizohen më shumë seç duhet, surprizat nuk mungojnë asnjëherë. Ajo që në prill dukej si një krisje e pakthyeshme mes një moderatori të njohur dhe këngëtares Dafina Zeqiri, dhjetori e shndërroi në një kapitull të ri miqësie dhe respekti.
Ndodhi pikërisht në festën madhështore të 25-vjetorit të karrierës së Labinot Gashit, ku mes shumë personazheve VIP, vëmendjen e të gjithëve e tërhoqi pikërisht prania e Dafinës. Pak muaj më parë, ajo dhe moderatori kishin qenë në qendër të një debati publik, gjë që e bënte shfaqjen e saj në event edhe më të komentuara.
Por jo vetëm kaq. Dafina jo vetëm që mori pjesë në festë, por zgjodhi edhe ta uronte publikisht Labin përmes një story në Instagram. Krahas një fotoje me grimieren e saj, Dafina Neziri, këngëtarja shkroi:
“Gëzuar 25 vjet punë e përkushtim! Le të vazhdojnë vitet me frymëzim e arritje të reja.”
Me këtë urim publik, artistja tregoi qartë se çdo keqkuptim i së kaluarës është lënë pas dore, duke sjellë një atmosferë pozitive e festive në një mbrëmje kaq të rëndësishme për moderatorin.
Në fotot e publikuara nga festa, Dafina shfaqet e qeshur dhe e relaksuar, ndërsa burime pranë eventit thonë se ajo dhe Labi kanë shkëmbyer urime dhe biseda të ngrohta gjatë gjithë natës.
![]()
