Portieri i Real Madrid: Po kalojmë momente të vështira! Lojtarët kundër trajnerit? Iu them se…
Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois, foli për Marca-n rreth situatës aktuale të ekipit. Ai pranoi se ekipi po kalon një moment të vështirë, ndërsa theksoi se është i bindur se lojtarët nuk janë kundër trajnerit Xabi Alonso.
“Nuk e meritonim të humbisnim kundër Manchester City-t; ishte një ndeshje që e luajtëm në mënyrë të barabartë, me të dyja ekipet që kishin shumë raste.
A është skuadra me trajnerin? Mendoj se po, është vërtetuar. Mendoj se nëse dikush do të kishte luajtur kundër Xabi Alonsos, do ta kishim humbur ndeshjen 0-6. Të gjithë luftuan deri në sekondën e fundit dhe ne dhamë gjithçka në fushë” – tha Courtois.
