Sat, Dec 13, 2025

Ky banor u eliminua mbrëmë nga shtëpia e “Big Brother VIP Kosova”

Ky banor u eliminua mbrëmë nga shtëpia e “Big Brother VIP Kosova”
  • PublishedDecember 13, 2025

Ibro Deli është eliminuari i radhës nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova 4, pas rezultatit të televotimit të shpallur në spektaklin e së premtes. Ai nuk arriti t’i mbijetojë votimit të publikut, ku në nominim ishin gjithashtu Alba, Sasa, Labinot Rexha dhe Shkurta Haxhiu.

Pas hapjes së zarfeve, u bë e ditur se ishte pikërisht Ibro ai që duhej të përfundonte rrugëtimin e tij në këtë edicion të spektaklit.

Ibro e mbylli aventurën e tij në BBVK4 pas një periudhe relativisht të shkurtër qëndrimi, gjatë së cilës u dallua për një sjellje të qetë dhe të rezervuar, duke shmangur konfliktet dhe debatet e ashpra që shpesh karakterizojnë jetën në shtëpinë më të famshme në Kosovë.

Eliminimi i tij shënon një tjetër kthesë në lojë, ndërsa gara mes banorëve të mbetur bëhet gjithnjë e më e fortë, me publiku që vazhdon të ketë rolin vendimtar në fatin e secilit prej tyre.

Mbremjen e kaluar u shtua edhe nje banore tjeter, Jasmina Kadriu, e njohur si ish konkurente ne emisionin “Perputhen”. Qe ne hyrje ajo zbuloi se banorja me pak e preferuar e saj ishte Alba, cka le te dyshohet se mes tyre do te kete perplasje te forta gjate qendrimit ne shtepi.