Sat, Dec 13, 2025

VIDEO/ Gol fantastik në La Liga, Muriqi protagonist me Mallorcan

VIDEO/ Gol fantastik në La Liga, Muriqi protagonist me Mallorcan
  • PublishedDecember 13, 2025

Mallorca fitoi 3-1 ndaj Elches në La Liga. Për skuadrën nga Mallorca, protagonist me gol u shfaq sulmuesi dardan Vedat Muriqi.
Në minutën e 89-të, Muriqi realizoi një gol fantastik me kokë, pas një krosimi të Mascarell.

Për Muriqin ky është goli i nëntë sezonal, në 16 ndeshje në elitën spanjolle. Për 31-vjeçarin ky është edicioni i pestë me këtë skuadër.