Çmenduri arabe, princi Saudit kërkon të blejë Barçën, paraqet një ofertë marramendëse
Sheikët arab nuk kanë ndërmend të ndalen, kërkojnë të “pushojnë” Evropën duke blerë ekipet më legjendare në kontinentin e vjetër. Mediat spanjolle kanë zbuluar një ide të çmendur të princit të kurorës Mohamed bin Salman, me këtë të fundit që kërkon të blejë me çdo kusht as më shumë e as më pak, por Barcelonën.
Princi Saudit kërkon të përfitojë nga situata e vështirë ku ndodhet Barça, me ekipin balugrana që ka një borxh prej 2,5 miliardë euro. Gjithnjë sipas mediave spanjolle, Mohamed bin Salman ka paraqitur një ofertë të pa dëgjuar më parë, është gati të paguajë 10 miliardë euro për të blertë klubin legjendar.
Me këtë shifër të çmendur, Barça jo vetëm do të shlyente borxhet, por do të kishte në dispozicion një super buxhet për të investuar në infrastrukturë, por edhe për të investuar në merkato. Pavarësisht shifrës, Barça nuk është një klub si gjithë të tjerët, duhet të binden të gjithë ortakët, jo vetëm Laporta. Shitja e klubit në dorën e një investitori të vetëm do të jepte fund mënyrës demokratike që funksionon Barcelona.
