Tue, Dec 16, 2025

Endri Prifti dhe Ola Bruko zbulojnë planet: Do kemi dasmë

Endri Prifti dhe Ola Bruko zbulojnë planet: Do kemi dasmë
  • PublishedDecember 15, 2025

Nga një bashkëpunim televiziv te plane të qarta për një të ardhme së bashku. Historia e artistit te njohur Endri Priftit dhe gazetares Ola Brukos nuk është më vetëm një romancë e bukur e lindur përpara kamerave, por një lidhje që tashmë po hyn në një fazë të re e tejet te bukur.

Të ftuar pasditen e kësaj të hëne në emisionin “Rudina” në Tv Klan, çifti foli për herë të parë hapur jo vetëm për fillimet e dashurisë së tyre, por edhe për hapat e radhës që po planifikojnë: fejesë, martesë dhe një dasmë “me të gjitha adetet”.

Biseda mes tyre ne studio:

Rudina Magjistari: Po një fazë tjetër për marrëdhënien tuaj keni menduar, një propozim do të ketë?

Endri Prifti: Patjetër që do të ketë! Do të bëhet zyrtarisht me të gjitha adetet.

Rudina Magjistari: Cilat janë planet?

Endri Prifti: Të gjitha do të bëhen me fejesa dhe martesa, me dasmë me të gjitha.

Rudina Magjistari: I paskeni në plan?

Endri Prifti: Patjetër, të gjitha!

Rudina Magjistari: Hajde paskemi dasmë! Sa mirë! Po, propozimin e keni menduar apo e keni bërë?

Ola Bruko: Nuk kemi unaza akoma, por do vijë avash-avash.

Endri Prifti: Vjen vetë ajo në mënyrë spontane. /tvklan.al