“I nënvlerësuar”, “The Sun” i kushton artikull Xhakës
The Sun i ka kushtuar një artikull mesfushorit shqiptar të Sunderland, Granit Xhaka. Sipas prestigjiozes së njohur, Xhaka është i nënvlerësuar.
“Duhet të flasim më shumë për Granit Xhakën, çfarë transferimi ishte për Sunderlandin.
Ai kushtoi vetëm 17 milionë funte, duke përfshirë bonuset, dhe përvoja, lufta dhe komunikimi i tij janë një nga faktorët kryesorë që kanë nxitur edicionin e pabesueshëm të ‘Maceve të Zeza’ deri më tani. Në mënyrë kriminale i nënvlerësuar”, ka shkruar “The Sun”. Xhaka ka luajtur 16 ndeshje në këtë sezon.
