Po kalon një formë të mirë, Muçi merr çmimin në Turqi
Ernest Muçi po përshtatet më në fund te Trabzonspor. Sulmuesi kuqezi po shënon rregullisht dhe për momentin është në kuotën e 6 golave.
Para ndeshjes ndaj Besiktas, në të cilën ai realizoi një gol, Muçi mori një çmim të rëndësishëm.
Goli i Muçit ndaj Konyaspor u zgjodh si më i miri i muajit nëntor. Në postimin e bërë nga faqja zyrtare e Super Ligës së Federatës Turke të Futbollit shihet Sekretari i Përgjithshëm, Sami Karaman që i jep çmimin 24-vjeçarit.
Lojtari i kombëtares është i huazuar te Trabzonspor dhe këta të fundit po marrin në konsideratë blerjen e kartonit nga Besiktas.
