Mon, Dec 15, 2025

Sara Gjordeni dhe Bardhi zbulojnë shtëpinë e re

Sara Gjordeni dhe Bardhi zbulojnë shtëpinë e re
  • PublishedDecember 15, 2025

Ish banorja e “Big Brother Vip Albania” Sara Gjordeni dhe kengetari Bardhi kanë ndarë me ndjekësit e tyre një nga momentet më të bukura personale: shtëpinë e tyre të re. Përmes disa postimeve në rrjete sociale, çifti ka zbuluar ambientin ku do të nisin një kapitull të ri, duke marrë menjëherë vëmendjen dhe komplimentet e publikut.

Nga pamjet e publikuara, shtëpia karakterizohet nga një stil modern dhe minimalist, ku dominojnë ngjyrat neutrale, detajet elegante dhe ndriçimi i ngrohtë. Kuzhina e hapur, e kombinuar me zonën e ngrënies, krijon një hapësirë funksionale dhe shumë estetike, ndërsa mobilimi duket i kuruar deri në detaje.

Në një nga postimet, Sara shoqëron pamjet me një mesazh domethënës, duke e cilësuar këtë shtëpi si fryt të punës dhe ëndrrave të realizuara, nje dedikim për vajzat që nuk ndalen kurrë së ëndërruari dhe punuari.

”Dedikuar vajzave që nuk ndalojnë kurrë së ëndërruari dhe punuar”- shkroi Sara në story, teksa ndau çelësat e shtëpisë.

Zbulimi i shtëpisë së re shihet si një tjetër hap i rëndësishëm në jetën e çiftit, i cili vazhdon të jetë mjaft i ndjekur dhe i komentuar nga publiku.

Prej pak kohësh Sara ka hedhur në treg linjën e saj te kujdesit të lëkurës, i cili mesa duket po i ecën më së miri.