Tue, Dec 16, 2025

United, Amorim: Kritikat? Vetëm rezultatet po na mungojnë

United, Amorim: Kritikat? Vetëm rezultatet po na mungojnë
  • PublishedDecember 15, 2025

Para ndeshjes së kampionatit ndaj Bournemouth, trajneri i Manchester United, Amorim theksoi se e vetmja gjë që po mungon te skuadra janë rezultatet. Sipas tij, skuadra duhet të kishte më shumë pikë.

“Nëse fitoj, gjithçka është në rregull. Problemi është se nuk po fitojmë. Si trajner i Manchester United, nuk po bëj mjaftueshëm mirë dhe këtë e pranoj. Ne po nënperformojmë dhe duhet të kishim më shumë pikë, sidomos këtë sezon”,- tha Amorim.