‘Djalin mos ma prekni’/ Fifi: Kam marrë 200 mallkime për çunin tim brenda një jave
Këngëtarja Fifi ka reaguar ashpër ndaj komenteve të shumta negative dhe ofenduese që ka marrë në rrjetet sociale pas publikimit të këngës së saj në festival. Teksa ishte e ftuar ne podcastin e Dalina Buzit, ajo ka treguar se sulmet nuk janë drejtuar vetëm ndaj saj, por edhe ndaj djalit të saj, gjë që e ka tronditur thellë.
Sipas Fifit, gjithçka ka nisur që nga dita kur kënga e festivalit u publikua. Deri në atë moment, ajo thotë se nuk kishte marrë asnjë koment negativ që lidhej me fëmijën e saj.
“Prej ditës kur ka dalë kënga e festivalit, mua më kanë ardhur komente duke më mallkuar djalin,” është shprehur ajo.
Artistja thekson se brenda vetëm një jave ka marrë rreth 300 komente, nga të cilat rreth 200 kanë qenë mallkime të drejtpërdrejta për djalin e saj. “Para dy javësh nuk kam marrë asnjë koment për djalin. Brenda një jave, më erdhën 300 komente, 200 prej tyre mallkime për fëmijën,” tregon Fifi, duke ngritur dyshime se bëhet fjalë për një sulm të organizuar.
Që nga dita kur doli kënga e festivalit, më kanë ardhur komente duke mallkuar djalin tim. Për mua le të vazhdojnë, por çfarë u ka bërë djali im? Deri para dy javësh nuk kam marrë asnjë koment për të. Brenda një jave kam marrë rreth 300 komente, 200 prej tyre mallkime për djalin tim, dhe kjo mund të jetë edhe një sulm i organizuar. Mua le të më mallkojnë, por djalin mos ma prekin. Ai nuk ka asnjë lidhje me këtë
