Tue, Dec 16, 2025

“Do t’i takonim atë mbrëmje”: Michelle Obama e tronditur pas vrasjes së miqve të saj të ngushtë

“Do t’i takonim atë mbrëmje”: Michelle Obama e tronditur pas vrasjes së miqve të saj të ngushtë
  • PublishedDecember 16, 2025

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, dhe bashkëshortja e tij Michelle, kishin planifikuar të kalonin mbrëmjen e së dielës në shoqërinë e regjisorit të njohur Rob Reiner dhe gruas së tij, Michele. Takimi i tyre nuk u realizua kurrë, pasi pak orë më vonë u bë e ditur se çifti ishte gjetur pa shenja jete në rezidencën e tyre në Los Angeles.

Michelle Obama foli për ngjarjen e rëndë gjatë një interviste në emisionin “Jimmy Kimmel Live”, ku përmendi lidhjen e ngushtë që kishte me Reiner, të cilin e cilësoi mik të vjetër të familjes.

“I njohim ata për shumë vite dhe do t’i takonim atë natë dhe papritmas morëm lajmin e trishtë”, tha Michelle.

Ish-Zonja e Parë reagoi gjithashtu ashpër ndaj deklaratave të presidentit aktual amerikan, Donald Trump, i cili kishte lidhur vdekjen e Reiner me të ashtuquajturën “Sindromë e Çrregullimit të Trumpit”.

“Më lejoni të them vetëm këtë, ndryshe nga disa njerëz, Rob dhe Michele Reiner ishin dy nga njerëzit më të mirë dhe më të guximshëm që kisha njohur ndonjëherë. Ata nuk ishin të çmendur”, u shpreh ajo.

“Ata gjithmonë kanë qenë njerëz të pasionuar në një kohë kur nuk ka shumë guxim. Ishin lloji i njerëzve që ishin të gatshëm t’i vinin veprimet e tyre pas interesave të tyre”, shtoi Michelle Obama.

“Ata interesoheshin për familjen e tyre dhe për këtë vend si dhe për drejtësinë dhe barazinë, kjo është e vërteta. Unë i njoh mirë ata”, deklaroi ajo më tej.

Rob Reiner, 78 vjeç, dhe bashkëshortja e tij Michele, 70 vjeçe, u gjetën të vrarë nga vajza e tyre në vilën luksoze prej 13.5 milionë dollarësh në zonën Brentwood të Los Angelesit. Sipas autoriteteve, djali i tyre, Nick Reiner, është shpallur “përgjegjës” për vdekjen e prindërve.

Më vonë, të hënën në mbrëmje, u publikuan pamje që tregonin momentin e arrestimit të Nick Reiner, 32 vjeç, në një stacion metroje në Los Angeles, rreth 15 milje larg banesës së familjes. Ai u ndalua nga njësia e vrasjeve e Departamentit të Policisë së Los Angelesit (LAPD), me mbështetjen e Marshallëve të Shteteve të Bashkuara.