Tue, Dec 16, 2025

Flick “tremb” Inter, Barça hidhet në sulm për “yllin” zikaltër

Flick “tremb” Inter, Barça hidhet në sulm për “yllin” zikaltër
  • PublishedDecember 16, 2025

Barcelona tremb Inter, me ekipin blaugrana që ka vendosur në majën e listës së dëshirave një prej titullarëve të padiskutuar të ekipit zikaltër. Sipas Diario Sport, drejtuesit e Barçës synojnë të sjellin në Spanjë qendërmbrojtësin “azzurr”, Alessando Bastoni. Në sezonin e tij të dytë në Barcelonë, Hansi Flick vijon të ketë probleme të theksuara në qendër të mbrojtjes, për këtë arsye kërkon me çdo kusht një lojtar ekspert, një mbrojtës që sjell garanci në prapavijë.

Bastoni vlerësohet si një nga mbrojtësit më të mirë në botë në rolin e tij, por për të arritur te Bastoni nuk është aspak e lehtë. Inter vlerëson kartonin e “sallaksit” me 80 milionë euro, një shifër shumë e lartë në kushtet ku ndodhet klubi blaugrana, në vështirësi të madhe financiare. I “zhytur” në borxhe, presidenti Laporta duhet të shpik ndonjë lëvizje për të realizuar këtë dëshirë të Hansi Flick.

Gjatë verës, Laporta është fillimisht i detyruar të shes, ose të ul shpenzimet në mënyrë që të jenë korrekt me rregullat e Fair Play Financiar. Inter është në pozita komode në këto negociata pasi Bastoni ka një kontratë të vlefshme deri në qershor 2028.