Tue, Dec 16, 2025

Ish-banori i ‘Big Brother Albania’ bëhet baba për herë të parë

Ish-banori i ‘Big Brother Albania’ bëhet baba për herë të parë
  • PublishedDecember 16, 2025

Një kapitull i ri dhe i mbushur me emocione ka nisur sot për Erion Zeqirajn. Ish-banori i “Big Brother Albania 3” dhe moderatori i njohur i lajmeve ka ndarë me ndjekësit lajmin më të bukur të jetës së tij: është bërë baba për herë të parë.

Lajmi është bërë publik përmes disa postimeve në llogarinë e tij në Instagram, ku Zeqiraj ka publikuar foto prekëse nga momentet e para pas lindjes së djalit të tij. Përmes këtyre imazheve, moderatori ka zbuluar edhe emrin e vogëlushit, i cili quhet Kael.

Në disa prej fotografive, partnerja e tij shfaqet duke mbajtur në krahë foshnjën në ambientet e maternitetit, ndërsa në të tjera duken detaje nga festa e mirëseardhjes, e zbukuruar me tullumbace dhe lule. Një nga mesazhet më të ndjera në këto pamje shkruan: “E gjithë dashuria e botës, i vogli jonë.”

Erion Zeqiraj u bë fillimisht i njohur për publikun shqiptar si një nga personazhet më karizmatikë të “Big Brother Albania 3”. Megjithatë, pas përfundimit të reality show-t, ai arriti të ndërtojë me sukses një rrugëtim profesional të qëndrueshëm në televizion.

Prej vitesh, Zeqiraj punon si moderator lajmesh, duke krijuar një profil serioz dhe profesional në median shqiptare, larg imazhit të dikurshëm të spektaklit.