Fri, Dec 19, 2025

Neda Balluku shpërthen kundër festivalit të RTSH: Festivali është shtatzënë prej vitesh dhe nuk lind

Neda Balluku shpërthen kundër festivalit të RTSH: Festivali është shtatzënë prej vitesh dhe nuk lind
  • PublishedDecember 18, 2025

Neda Balluku ka reaguar ashpër përmes disa postimeve në Instagram Story, ku ka shprehur pakënaqësinë e saj ndaj mënyrës se si po zhvillohet festivali i kenges ne RTSH dhe trajtimi i artistëve, veçanërisht i të rinjve.

Ajo u shpreh se festivali prej vitesh ka humbur funksionin e tyre krijues, duke i quajtur ato “shtatzënë prej vitesh”, por pa asnjë produkt të ri apo risi reale.

Sipas Ballukut, problemi kryesor qëndron në faktin se artistët e rinj nuk mund të konkurrojnë në të njëjtat kategori me emra të mëdhenj dhe të konsoliduar të muzikës shqiptare, duke e bërë garën të pabarabartë që në nisje.

“Nuk vlerësohen të rinjtë siç duhet dhe sidomos nuk u jepet vlera që meritojnë artistëve të konfirmuar”, shkruan ajo.

Në një tjetër reagim, Neda ndalet edhe te argumenti shpesh i përdorur se “konkurron kënga”, duke e kundërshtuar hapur këtë ide.

“Jo, nuk është argument ‘konkurron kënga’, kur këngët janë çdo vit e më drama”, thekson ajo.

Balluku nuk kursen as ironinë kur përmend rikthimin e Gales për herë të tretë brenda tre viteve në festival, duke e cilësuar këtë si të tepërt, pavarësisht dashamirësisë që ka ndaj tij, dhe duke sqaruar se artistja nuk është nga Shkodra.

Reagimi i Nedës ka ngjallur diskutime të shumta në rrjet, duke rihapur debatin mbi drejtimin artistik të festivaleve dhe nevojën për ndryshim real në skenën muzikore shqiptare.

Screenshot
Screenshot