Thu, Dec 18, 2025

Trajneri i Bolognas: Interi është ekip i madh, por duam të avancojmë

Trajneri i Bolognas: Interi është ekip i madh, por duam të avancojmë
  • PublishedDecember 18, 2025

Bologna do të sfidojë Interin, në ndeshjen e  vlefshme për gjysmëfinales së Superkupës së Italisë. Tekniku i skuadrës nga Bologna, Vicenzo Italiano tha se ekipi e meriton të jetë në këtë fazë dhe se do bëjë gjithçka për të avancuar tutje.

“Bologna është atje sepse e meritonim këtë vend pasi fitoi Kupën e Italisë sezonin e kaluar dhe pavarësisht gabimit të fundit në ligë (“por humbja kundër Juves nuk na zvogëlon”), ekipi është i shëndetshëm dhe po u afrohet të gjitha garave “me entuziazëm dhe besim. Jemi në rrugën e duhur.

Jemi ndër ekipet më të mira në pjesën e dytë dhe kushdo që vjen do të duhet të japë gjithçka”- tha ai.