Thu, Dec 18, 2025

Vesa Vllasaliu dhe Mirlind Daku bëhen prindër për herë të parë

Vesa Vllasaliu dhe Mirlind Daku bëhen prindër për herë të parë
  • PublishedDecember 18, 2025

Një kapitull i ri dhe plot emocion ka nisur për çiftin e njohur Vesa Vllasaliu dhe Mirlind Daku, të cilët janë bërë prindër për herë të parë. Futbollisti i Kombëtares shqiptare dhe influencerja e njohur kanë mirëpritur në jetë një vajzë, duke ndarë gëzimin e madh me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale.

Lajmi është bërë publik pak minuta më parë nga vetë Mirlind Daku, i cili përmes një postimi në Facebook ka shprehur falënderimin dhe emocionin e tij për ardhjen në jetë të vogëlushes.

“Elhamdulilah, falënderimi i takon vetëm Krijuesit për këtë ndjenjë.
Miresa ime, uroj që të kesh shëndet dhe shumë fat në jetë!”, ka shkruar futbollisti, duke prekur zemrat e ndjekësve.

Postimi i tij është shoqëruar me reagime të shumta pozitive, komente urimi dhe mesazhe dashurie nga fansat, miqtë dhe figura publike, të cilët kanë uruar çiftin për këtë moment të veçantë në jetën e tyre.

Vesa Vllasaliu dhe Mirlind Daku janë një nga çiftet më të komentuar të viteve të fundit, të ndjekur gjerësisht si për karrierën sportive të Dakut, ashtu edhe për praninë aktive të Vesës në rrjetet sociale. Ardhja në jetë e vajzës së tyre shënon një moment të rëndësishëm familjar, duke e bërë këtë periudhë edhe më të veçantë për ta.