Fri, Dec 19, 2025

Arsye shëndetësore dhe familjare: Azet shtyn turneun e planifikuar

Arsye shëndetësore dhe familjare: Azet shtyn turneun e planifikuar
  • PublishedDecember 19, 2025

Reperi i njohur Azet ka njoftuar përmes Instagramit se është i detyruar të shtyjë turneun e planifikuar për muajin janar, duke e përshkruar vendimin si një nga më të vështirët që ka marrë ndonjëherë. Ai ka treguar se muajt e fundit kanë qenë ndër periudhat më të sfidueshme për jetën e tij, për shkak të arsyeve shëndetësore dhe familjare.

Në një postim emocional, Azet shprehu se nuk dëshiron të dalë para fansave duke u shtirur sikur gjithçka është në rregull, kur në fakt nuk është. Për këtë arsye, ai vendosi që të presë derisa të ndihet gati për të ofruar performancën e merituar.

Turneu nuk është anuluar, por është zhvendosur për dhjetor 2026. Datat e reja fillojnë më 8 dhjetor në Zürich dhe do të vazhdojnë në qytete të mëdha si Stuttgart, Köln, Frankfurt, Berlin, Hamburg dhe München. Biletat e blera tashmë do të mbeten të vlefshme për datat e reja, ndërsa për ata që nuk mund të marrin pjesë, ekziston mundësia e rimbursimit në pikat e blerjes.

Për të gëzuar fansat e tij, Azet ka shtuar një shfaqje të dytë në Köln, që përfshin edhe mundësinë për “Meet & Greet”. Ai premtoi se do të kthehet më i fortë, duke ofruar një eksperiencë të veçantë dhe të plotë për ndjekësit e tij, duke kërkuar pak kohë për rikuperim dhe përgatitje.