Edi Martini: Lojë e mirë e Vllaznisë, por na mungoi finalizimi
Tekniku i Vllaznisë, Edi Martini, pas barazimit 1-1 ndaj Tiranës, tha se e vetmja gjë që mungoi ishte finalizimi.
“Shkojmë deri tek 30 metërshi i fundit dhe më pas s’jemi të qartë. Sot ishte edhe për meritë të Tiranës pasi luanin mbrapa. Kontrollojmë lojën, bëjmë gjithçka mirë deri tek goli. Goli s’bëhet lehtë. U ndëshkuam shumë shpejte, e nisëm më avash se ç’duhej. Më pas dolëm tek loja jonë, mund të mbyllnim ndeshjen që në pjesën e parë. Në këto momente duhet më tepër qetësi dhe agresivitet tek shënimi i golit. Ajo është çështje besimi që duhet ta marrim patjetër, u bënë shumë ndeshje që s’jemi të qartë para porte. Yago do të ishte titullar, por ka pasur probleme fizike në pulpë. Kastrati harxhoi energji shumë. Deri në minutë të 65-të nuk pushoi për asnjë moment. Më pas lodhje bëri të veten dhe krosimet nuk ishin të duhurat, mungoi kthjelltësia. Lojë individuale? Ka lojtarë që mendojnë se bëjnë më mirë dhe duan të bëjnë më shumë se ç’duhet. Disa lojtarë s’po na përgjigjen siç duhet. Mala kishte shqetësimë në kofshë dhe duhej ta ndryshonim sepse kemi ndeshje tjetër. Yago dhe Bismark po na ndihmojnë pak, ndoshta edhe prej gjendjes jo të mirë. Por përgjegjësia s’vendoset tek dy lojtarë, tek unë i pari pastaj tek të tjerët. Ndihet presioni që duhen fituar ndeshje. Por jemi të pjekur, pasi duhet të dalim nga kjo situatë.
Kur mund ta gjejë Vllaznia besimin? Janë momente, nuk është vetëm çështje besimi. Gjendja e lojtarëve që janë kthyer prej dëmtimit s’është e duhura. Besimin duhet ta gjejmë te ajo loja që kemi bërë para 5-6 javëve, që kemi qenë në top formë”, tha Martini.
